SHÇBA i pezullon policët për akuza të rënda, Gjykata i kthen në detyrë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni i bujshëm e me shumë zhurmë i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave është shfryrë nga vendimi i gjykatës ditën e sotme. 7 punonjësit e policisë të cilët u pezulluan për akuza të rënda janë kthyer në punë dhe janë pezulluar por asnjë nuk ka mbetur në qeli edhe pse sipas shërbimit që merret me sjelljen e policëve u tha se ata ishin persona të dyshuar për kultivim droge, ngacmime seksuale të grave denoncuese, ndërtime pa leje dhe të fshehjes së ngjarjeve nga regjistrat e policisë.

Ende nuk dihet se si kanë mundur të vihen nën akuzë efektivët e policisë, po ashtu edhe si të dalin sot të pafajshëm aq sa dy prej tyre të jenë kthyer në detyrë për katër akuza kaq të rënda. Kështu orëve të mesditës Gjykata e Krujës ka rikthyer sot në detyrë dy nga shtatë efektivët e policisë që u pezulluan dhe iu ndalua dalja jashtë vendit në datë 7 shkurt. Muharrem Celami dhe Kadri Daci janë dy prej policëve që u pezulluan nga detyra 4 ditë me parë me kërkesë të prokurorisë së Krujës. Sot gjykata vendosi rikthimin në punë të dy policëve ndërsa la në fuqi kërkesën e prokurorisë për 5 të tjerët të cilët u pezulluan me vendim gjykate.

Rikthehen në detyrë
– Muharrem Celami, ndihmës/specialist për Rendin
– Kadri Daci ndihmës/specialist për Rendin

Të pezulluar
– Xhevair Babasi punonjës i Patrullës së Përgjithshme;
– Sabri Danaj ndihmës/specialist për Rendin;
– Nuri Sefa ndihmës/specialist për Rendin;
Dervish Sana ndihmës/specialist për Rendin;
– Fatmir Beqaj punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

Por përse u pezulluan policët?
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pezulloi nga detyra dhe u ndaloi daljen jashtë vendit efektivëve të policisë së Krujës për disa akuza, mes të cilave favorizim të kultivimit të kanabisit, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, por edhe ngacmime seksuale të grave që shkonin në komisariat dhe denonconin burrat për dhunë. Në fakt ka shumë ankesa të qytetarëve jo vetëm për policinë e këtij komisariati që lidhet me këtë objekt ngacmimi po asnjëherë nuk u bën publike raste të tilla. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV