Zbardhet Bagdadi, ja sa kohë kishte pa rënë dëborë në kryeqytetin e Irakut

Kryeqyteti irakian është veshur me të bardha për më shumë se një dekadë.  Dëbora ka mbuluar Bagdadin vetëm pas 12 vitesh.

Mediat britanike, këto reshje erdhën si pasojë e stuhisë dimërore që përfshiu Evropën.

Herën e fundit kur banorët e Bagdadit panë borën ishte në vitin 2008 edhe pse reshjet ishin të dobëta dhe bora u shkri shpejt.

Banorët e Bagdadit nuk janë mësuar me reshje bore dhe temperatura të ulëta. Vitet e fundit, rekordi i temperaturës më të lartë ishte 51 gradë Celsius. /Fjala.al