Besëlidhja eliminon turpshëm Partizanin,Tirana triumfon në takimin e kupës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Besëlidhjes mund të konsiderohet si surpriza më e madhe e Kupës së Shqipërisë. Është përsëritur historia e katër viteve më parë dhe kjo skuadër ka eliminuar kampionët e Shqipërisë, Partizanin.

Skuadra e drejtuar nga trajneri italian Adolfo Sormani nuk ka mundur që të përmbysi rezultatin e kavajasve, pasi takimi i kthimit është mbyllur me rezultatin 3-1 për të kuqtë e kryeqytetit, ndërsa ndeshja e parë u mbyll me 3-0 për Besëlidhjen. “Demat” kaluan në disavantazh që në minutën e 5-të të lojës, ndonëse më pas Bruno Telushi shënoii plot tre herë te porta e kundërshtarëve nuk u arrit që të kualifikoheshin.

Ndërsa skuadra e trajnerit Emanuel Egbo, Tirana ia ka dalë që të marrë një triumf të vërtetë në ndeshjen ndaj Kastriotit, të cilën e ka fituar me rezultatin 4-0, duke kaluar në çerekfinale.

Skuadra të tjera që u kualifikuan janë Kukësi që fitoi 3-0 ndaj Lushnjës, Skënderbeu mori fitoren 1-0 ndaj Besës, Vllaznia kaloi në fazën tjetër me rezultatin 2-0 ndaj Flamurtarit të Vlorës, ndërsa Teuta mbaroi ndeshjen 3-1 ndaj Erzenit.

Apolonia ashtu si Besëlidhja mund të konsiderohet surprizë e kësaj faze, pasi arriti të kualifikohet pas ndeshjes me Luftëtarin, të cilën e fitoi me rezultatin 3-0.

Ndërkohë Bylisi ia ka dalë që të kalojë supersfidën e kësaj faze të kupës duke mundur Laçin me rezultatin 4-3./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV