“Do vdisni të gjithë”, 26-vjeçarja tmerron pasagjerët në avion

Një pasagjere 26 vjeçare në avion ka tmerruar gjithë kabinën e avionit duke bërtitur “Do t’ju vras të gjithëve”.

Chloe Haines, 26 vjeç, u përpoq të hapte me forcë derën e aeroplanit përpara se të sulmonte një anëtar të ekuipazhit të kabinës para udhëtarëve të tmerruar gjatë fluturimit nga Stansted për në Turqi.

 Chloe Haines was jailed for two years

Vajza e re u zbulua se kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli. Ajo u u dënua me dy vjet burg pasi u deklarua fajtor për rrezikimin e sigurisë së një avioni dhe dhunë ndaj personelit të ekuipazhit.

 A photo taken on the flight appeared to show a woman on the ground being restrained

Gjykatësi Charles Gratwicke i tha asaj: “Ata që ndodheshin në aeroplan, pashmangshmërisht që u shqetësuan dhe frikësuan nga veprimet e atyre që në një gjendje të dehur rrezikojnë jetën e tyre.

“Për disa kjo ngjarje do të bëhet makthi i tyre më i keq”./Fjala.al/Burimi: The Sun