Ka një aryse pse nuk duhet të pini alkool gjatë fluturimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur niseni për pushime, asnjëherë mos konsumoni pije alkoolike gjatë fluturimit, paralajmëron një studim i ri. Kjo pasi shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i alkoolit gjatë fluturimit mund të sjellë probleme në zemër nëse udhëtarët i zë gjumi, si pasojë e presionit të ajrit. Ata zbuluan se kur njerëzit bien në gjumë pasi pinë alkool në presionin e ulët të ajrit që zakonisht përjetohet gjatë fluturimeve, nivelet e oksigjenit në gjak bien dhe rrahjet e zemrës rriten. Ky fenomen ndodh madje edhe tek ata që janë të shëndetshëm dhe të rinj.

“Ne u befasuam kur pamë se efekti ishte kaq i fortë. Ju lutemi mos pini alkool kur ndodheni në aeroplan”, tha bashkëautorja e studimit Eva-Maria Elmenhorst.

Studiuesit zbuluan po ashtu se pasagjerët që kanë probleme me zemrën, rrezikojnë që gjatë fluturimit të përjetojnë një komplikacion.

“Konsumimi i alkoolit në bord është një rrezik i nënvlerësuar për shëndetin që mund të shmanget lehtësisht”, thanë akademikët nga Instituti i Mjekësisë Ajrore në Gjermani.

Për studimin, studiuesit testuan ndikimin e konsumit të alkoolit dhe gjumit në një mjedis hipobarik, me presion të ulët ajri. Ata vlerësuan 48 njerëz të moshës 18 deri në 40 vjeç ku pjesëmarrësit konsuamuan alkool para një prej netëve. Njerëzit e shëndetshëm nuk përjetuan komplikacione serioze, por studiuesit vunë në dukje uljen e oksigjenit së bashku me rritjen e rrahjeve të zemrës.

Studiuesit zbuluan se kombinimi i alkoolit dhe përjetimi i përqendrimit të ulët të oksigjenit në lartësi të larta sfidon sistemin kardiovaskular.

Autorët arritën në përfundimin: “Së bashku këto rezultate tregojnë se të rinjtë dhe personat e shëndetshëm, në kushte hipobarike, hasin përkeqësim të simptomave në zemër ose në frymëmarrje. Kjo është arsyeja pse rekomandohet shmangia e pirjes së alkoolit edhe kur dikush është i shëndetshëm”./E.Ç

Të fundit

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

“Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!”

Akademiku Artan Fuga është shprehur se civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po shkon drejt rënies. Komentet Fuga i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita...

Revoltë 9 mujore në Serbi! Arrestime dhe dhunë. Si do mbyllet kjo histori?

Ndërsa protestat kundër korrupsionit në Serbi hyjnë në muajin e nëntë, ato nuk tregojnë asnjë shenjë zbehjeje. Përkundrazi, po pësojnë ndryshime në drejtim, përbërje...

Lajme të tjera

Web TV