Traneri i Manchester Cityt, Josep Guardiola nuk përdor linja të mesme për të shpjeguar se çfarë i është kërkuar nga drejtuesit në prag të fazës së 1/8 të Champions League.
“Nëse nuk eliminojmë Real Madridin imagjinoj drejtuesit që vijnë e më thonë: kështu nuk shkon më, ne duam Championsin. Je i shkarkuar! E vërteta është se dy javë para një ndeshjeje të tillë janë momentet më të mira të karrierës sonë. Mezi pres ta luajmë këtë ndeshje. Kemi shumë lojtarë të mirë”, ka thënë Guardiola.