Matteo Salvini akuzohet për rrëmbim, Senati “tradhton” ish-ministrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini akuzohet për rrëmbim dhe pengim të zbarkimit, për më shumë se tre ditë, të 131 refugjatëve nga anija e Marinës italiane ‘Gregoretti’.

Për këtë akuzë Senati italian ka autorizuar gjykimin e liderit të Lega Nord.

Salvini ka kontestuar akuzat në Senat duke sqaruar se ai kishte bërë detyrën në mbrojtje të vendit.

Mbrojtja e atdheut është një detyrë e shenjtë, besoj se kam mbrojtur atdheun tim, nuk kërkoj çmim për këtë por një gjykim të drejtë. Vendimi ka qenë kolegjal dhe jo personal”. “Keni nevojë për një kavie? Ja ku jam! Shqetësimi im i vetëm janë fëmijët e mi dhe se çfarë ata do të lexojnë për mua nesër në gazeta”.

Salvini gjithashtu sulmoi gazetën italiane ‘La Repubblica’ – pa e cituar direkt gazetën – për titullin “Cancellare Salvini”.

Votimi i sotëm ishte për Parlamentin akti i fundit i një historie që shpërtheu në bregdetin e Siçilisë më 27 korrik të vitit të kaluar dhe përfundoi katër ditë më vonë në portin e Augusta, kur emigrantët që kishin shpëtuar u shpërngulën përfundimisht nga anija e Rojes Bregdetare Italiane. /Fjala.al

Të fundit

I nxehti, 6 viktima në Itali/ Mjekët: Shkaku i vdekjeve temperaturat e larta

Gjashtë persona kanë humbur jetën në Itali që nga e premtja e kaluar si pasojë e valës së të...

Aksident tragjik në Bulqizë, makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës. Sipas informacionit...

“E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin

Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, ka reaguar së fundmi ndaj një komenti që ka qarkulluar në rrjete sociale pas paraqitjes së saj në videoklipin...

Bananja “6 milionë dollarëshe” konsumohet për herë të dytë

Bananja e ngjitur në mur me ngjitës, pjesë e veprës së famshme të artistit italian Maurizio Cattelan, e titulluar “Komediani”, u konsumua për herë...

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur përhapjen e urisë...

Lajme të tjera

Web TV