Shpallja e Pavarësisë/ Zbulimi i rrallë, publikohen dokumentet origjinale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eros Hoxha, një koleksionit shqiptar ka treguar për herë të parë në emisionin “Opinion” disa dokumente historike për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Bëhet fjalë për mandatet autentike, origjinale të disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë që mandatojnë të zgjedhurit e tyre për Kuvendin e Vlorës që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Dokumente janë në osmanishte dhe vijnë nga disa qytete. Vetëm njëri nga dokumentet, ai i Peqinit nga gjashtë dokumentet që ka Eros Hoxha është në shqip dhe në osmanishte, me firmat përkatëse dhe vulat e të gjithë parisë së qytetit të Peqinit.

Në dokument lexohet: Peqin më 20 vjeshtë e tretë 1912… “Na paria e Peqinit i japim gjithë të drejtat kryeqeveritarit të këtushëm Zotit Dervish Bej Elbasanit dhe Zotit Mahmut Ziut për me u mundue për shpëtimin e Shqipnisë si të jetë ma mirë për të”.

Po ashtu në këto foto janë mandati i Elbasanit, Peqinit, Shijakut, Tiranës si dhe dy mandate të rralla: Ohrit dhe Strugës, dy qyteteve që në atë moment ishin të pushtuara nga forcat bullgare dhe serbe.

Një tjetër dokument i përket Pejës, në atë kohë e pushtuar nga forcat serbe.  Në total janë 6 dokumente origjinale, më të rrallat, që tregojnë krijimin e shtetit shqiptar.

Të fundit

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete 44-vjeçarja afër banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshmje në Durrës ku një 44-vjeçare është gjetur pa shenja jete...

Kryebashkiakët e PD ankohen tek ndërkombëtarët/ Kryeministri ka rrëmbyer pushtetin tonë!

Edhe pse iu përgjigjën pozitivisht dhe ishin të pranishëm në mbledhjen 7-orëshe të kryeministrit Rama të premten në Durrës, kryebashkiakët e Partisë Demokratike i...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra në 24 orët e fundit, pesë ende aktive

Në 24 orët e fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes. Pesë nga këto vatra janë ende aktive, teksa...

A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë mendimet e saj mbi amësinë dhe planet për të krijuar familje me...

Aksioni në Theth/ Tabaku: Pas detit, shqiptarëve tani duan ti marrin edhe malet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Theth dhe efektet e...

Lajme të tjera

Web TV