Studentja shqiptare shkon të shkollohet në Angli, por vihet në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e një studenteje shqiptare në Angli është thuajse historia e gjithë të diplomuarve që kërkojnë vendet e Europës të punësohen ose të fitojnë të drejta qëndrimi dhe punësimi atje ku shkojnë. Vajza vetëm 22 vjeç, për t`i ikur realitetit të hidhur në vendin tonë, ka zgjedhur dokumente false e pastaj është përpjekur të gënjejë vetëm e vetëm që të qëndrojë në Britani.

Avokati i saj ka zbuluar edhe qëllimin e studentes shqiptare që ka tentuar të kryente specializim në fushën e Infermierisë dhe të qëndrojë aty por fati i ka rezervuar një fund të hidhur kur ajo është ndaluar nga policia. Ajo nën akuzën e përdorimit të dokumenteve false është hetuar dhe gjykuar në shtetin britanik dhe tashmë do të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata!

Historia         

Një 22-vjeçare shqiptare është dënuar nga një gjykata në Britani me 13 muaj e gjysmë burgim për faktin se u kap me dokumente të falsifikuara. Ina Bufi, shkruajnë mediet britanike, u ndalua korrikun e vitit të kaluar nga policët e kufirit në portin e Holyhead. Ajo po udhëtonte me makinë kur agjentët i kërkuan dokumentet. Në atë moment ajo dorëzoi një kartë identiteti dhe një patentë greke ku ngulmonte se ishin origjinale. Në fund, Ina Bufi u dorëzua dhe pranoi se është qytetare shqiptare dhe nuk ka të drejtë hyrjeje në Britani të Madhe.

Makina ku ndodhej vajza drejtohej nga irlandezi Robert Marsland, i cili më parë kishte kaluar edhe 5 shqiptarë ilegalisht në Britani. Ky i fundit nuk mori pjesë në seancë për shkak të motit të papërshtatshëm për të udhëtuar. Ina Bufi u arrestua dhe akuzua për posedim të dokumenteve false.

Para gjykatës ajo tha se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe po trafikohej në Britani. Por hetimet kishin vërtetuar se Ina Bufi nuk ishte trafikuar, por kishte hyrë vetë në Angli me dokumente të falsifikuara. 22-vjeçarja pranoi akuzat e prokurorisë, ndërsa avokati i saj tha se ajo është infermiere e diplomuar në Shqipëri dhe kishte planifikuar të kryente studimet “Master”. Avokati bëri gjithashtu me dije se Ina ka bërë kërkesë për azil në Britani të Madhe.

Lexo edhe :  Krim brenda familjes në Shkodër, turisti vret bashkëshorten më pas qëllon veten

Në fund gjykatësi dha dënimin me 13.5 muaj burgim për 22-vjeçaren shqiptare, si dhe urdhëroi konfiskimin e dokumenteve false greke që përdoreshin prej saj. Tashmë nuk i dihet se cili do të jetë fati i Inës kur të lërë qelinë nëse ajo do mundet dot ta fitojë të drejtën e shkollimit të dëshiruar.  n.k /Fjala.al/

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV