Ja si do të ndryshojë Lana me 13.4 milionë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës ka shpallur procedurën e tenderit për sistemimin e Lanës,faza e parë. Fondi limit është 30.4 milionë lekë dhe afati për ofertat është deri me 17 mars 2020. Punimet parashikohet të zgjasin 4 muaj. Sipas dokumenteve të tenderit, gjurma ku parashikohet ndërtimi i rrugës dhe sistemimi lumit të Lanës kap një gjatësi maksimale prej 326 m dhe ndodhet në pjesën lindore të qytetit të Tiranës. Kufizohet nga: në veri nga ndërtime 1-2-3-5 katëshe ”, në jug nga ndërtime 2-3 kate ” në veri nga rruga e Lanabregasit dhe në perëndim nga rrethrrotullimi i rrugës së uzinës Traktori .

Ky objekt ndodhet në Njësinë Administrative Dajt, në kufi me Njësinë Administrative nr.1, te rrethrrotullimi në fund të rr “Ali Shefqeti” ku lidhet me rr”Alush Frakulla”, rr”Aleksandër Marteli”. Ky projekt parashikon sistemin e lumit të “Lanës” në një gjatësi prej 200 ml si dhe ndërtimin e rrugës paralel me të, me të gjithë elementët e nevojshëm të saj, shtresat rrugore, trotuare, ndriçim, etj.

Gjendja ekzistuese e shtratit të Lanës në këtë segment nuk paraqitet aspak e mirë, pasi në të derdhen të gjitha ujërat e zeza të objekteve përreth, ka mbetje urbane dhe të ngurta të hedhura në shtratin e tij ndërkohë vet ky shtrat është ngushtuar nga ndërtimet që janë bërë pas viteve 90’, ndërtime këto 1, 2 dhe 3 kate.

Disa banesa janë të pozicionuara relativisht afër lumit, ndërkohë që nuk ka një sistem kullimi për ujërat e shiut apo të lumenjve gjatë reshjeve të dendura dhe prurjeve të larta të lumit. Sistemimi dhe rregullimi i shtratit të lumit “Lana” do të bëhet pas një studimi mbi prurjet e lumit. Nuk ka informacion nëse ka një rrjet ekzistues apo jo. Nevojitet marrje informacioni pranë UKT-së.

Lexo edhe :  1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

 

Të fundit

Durrës, përfshihet nga flakët makina! Shoferi përfundon me djegie

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka...

Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në...

Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një "shtëpi bari" duke u kujdesur për rreth 900...

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se...

PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Është mbyllur numërimi i votve të diasporës të ardhura nga Greqia për qarkun e Korçës. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se me mbylljen...

Lajme të tjera

Web TV