Kë dhe çfarë do të hetojë SPAK-u? Soreca takon Arben Krajën

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka takuar sot kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Krajën.

Takimin e ka bërë të ditur vetë ambasadori i BE-së, në rrjetet sociale teksa shkruan edhe për sfidat që e presin SPAK. Ndërsa shton se është diskutuar edhe për rishpërndarjen e kompetencave me prokurorinë e Përgjithshme.

Folëm për sfidat e SPAK si institucion i ri. Kemi shkëmbyer gjithashtu mendime për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese” shkruan Soreca.