Një tërmet i madh goditi këtë të enjte bregdetin verior të Japonisë.
Tërmeti 7 ballësh me epiqendër në det dhe thellësi 100 milje ishte në afërsi të Ishujve Kuril të Rusisë, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkura.
Autoritetet thanë se nuk ka të ngjarë që tërmeti të shkaktojë cunam për shkak të thellësisë së tij.
Japonia u godit dje nga një tërmet tjetër në brigjet e Fukushimës, i cili ishte 5.2 ballë./Fjala.al