Pushime 15 mijë paund, Johnsonit i kërkohet t’i justifikojë paratë

Pas zgjedhjes së tij si kryeministri i Britanisë në dhjetor, opozita e ka thirrur Boris Johnson që të justifikojë pushimet luksoze në Karaibe për Krishtlindje.

Gjithashtu ata deklarojnë se do të kërkojnë një hetim parlamentar ndaj tij. Boris Johnson dhe partnerja e tij Carrie Simmons shkuan me pushime ku sipas mediave britanike i kushtoi rreth 15 mijë paund.

Ata shkuan në një ishull privat të quajtur Mystic. Sipas Johnson për pushimet e tij paguajti pronari i një kompanie telefonie, Carphone Ëarehouse, sponsor kryesor i partisë Konservatore.

Një zëdhënës i kryeministrit deklaroi se të gjitha transaksionet dhe pagesat janë bërë në mënyrë transparente. David Ross, pronari i kompanisë celulare pagoi për pushime nga data 26 dhjetor deri më 5 janar.

Në emër të partisë Laboriste, john Trickett i kërkoi Boris Johnsonit që të justifikojë dhe të bëjë qartësime mbi pushimet e tij, në të kundërt do të kërkohet hetim parlamentar.