Ekstradohet në Francë turku që njihet si “Eskobari i Evropës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është miratuar nga Gjykata e Tiranës kërkesa e autoriteteve franceze për ekstradimin në Francë të Faruk Baybesin, njohur si “Eskobari i Evropës” i dënuar me 30 vite burgim për trafik heroine.

Njëri nga anëtarët e familjes “Baybesin”, Faruk Baybesi është ekstraduar pak ditë më parë nga Shqipëria në drejtim të Francës. Ky vendim mësohet të jetë marrë më 2 shkurt 2020, nga gjyqtari Gerd Hoxha.

Baybasin ndodhet tashmë në Francë, ku rezulton i dënuar me 30 vite burgim, për çështje të trafikut të heroinës. Gjykata Loire Atlantique ka dhënë vendimin për këtë dënim, duke e shpallur fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroinë.

Në janar të 2020-ës, drejtësia franceze përmes dokumenteve që i ka përcjellë me urgjencë drejtësisë shqiptare, kërkoi dorëzimin e Baybesin, me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 turku ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë si anëtar i një bande që vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.

Baybesin u arrestua në Tiranë në datën 24 dhjetor 2019, pasi emri i tij rezulton me ngjyrë të kuqe në listën e personave të shpallur në kërkim nga Interpoli./Fjala.al/

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV