Tragjedia e Bulqizës, u jepet lamtumira Rajmondës dhe dy fëmijëve!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ostreni i Madh iu jep lamtumirën Rajmondës me dy fëmijët e saj, Rudinës, 22 vjeç dhe Fatjonit, 14 vjeç! Askush nuk ka ditur të thotë asgjë, pasi asnjë ekspert ende nuk ka dalë në asnjë konkluzion ndërkohë mësohet se bëhet fjalë për një tragjedi të madhe në familjen e Ylber Tolës, burrit që kishte lënë familjen dhe kishte ikur në Greqi për të bërë të mundur sigurimin e ndonjë të ardhure më tepër. E ndërsa qindra burra, gra, të rinj e nxënës shkolle janë bashkuar në dhimbjen e tmerrshme të përcjelljes përgjithmonë të tre anëtarëve të familjes Tola, mjekë, hetues dhe ekspertë të hetimit po merren me shkaqet e kësaj ngjarjeje tejet të rëndë!

Familjarët, të afërmit dhe banorët e fshatit Ostren, në Bulqizë, i dhanë lamtumirën e fundit nënës me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin, të cilët humbën tragjikisht jetën një ditë më parë. Ngjarja ka tronditur familjarë e të afërm, por edhe mbarë opinionin publik, ndërsa nuk dihet ende shkaku i vërtetë i vdekjes së trefishtë. Ata janë gjetur të pajetë paraditen e djeshme, në banesën e tyre, ndërsa ka mundur të mbijetojë vetëm vajza e vogël e familjes, 16 vjeçe, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Familjarët mund të jenë helmuar nga rrjedhja e gazit, por nuk përjashtohet edhe mundësia e helmimit nga ushqimi, pasi në banesë është gjetur një pjatë me supë, e cila është dërguar për ekspertizë.

Banorët e fshatit Ostren të Bulqizës tregojnë si e morën vesh lajmin për vdekjen e tre familjarëve të familjes Tota, nënës me dy fëmijët. Banorët tregojnë se ishin në xhami kur mësuan lajmin tronditës, ndërsa shtojnë se e vërteta për vdekjen e tyre nuk dihet ende, pasi ka dyshime të jenë helmuar nga rrjedhja e gazit, por edhe nga ushqimi. Kurse gjyshi i fëmijëve që humbën jetën nga asfiksia në fshatin Zapoq të Ostrenit të Madh ka treguar se vajza tjetër Merita e cila ndodhet në spitalin e Traumës, nuk e di se nëna e saj dhe motra me vëllanë kanë ndërruar jetë. “Merita nuk e di akoma, nuk i kemi treguar. Ka shkuar në gjendje të rëndë në Tiranë dhe nuk di asgjë”!

Lexo edhe :  “Gruan e vrava se më tradhtonte”/ Flet për herë të parë 40-vjeçari shqiptar

Ndërkohë që nëna me dy fëmijët e saj është përcjellë për në banesën e fundit, mësohet se ekspertët mjeko-ligjor ende nuk kanë dhënë asnjë përgjigje në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Referuar të dhënave mësohet se ka rënë pista e gazit dhe madje është mjaft i dyshimtë edhe fakti i ndonjë asfiksie nga përdorimi i druve në sobë. Dihet që në ato zona gjithnjë njerëzit ngrohen vetëm me dru për shkak të zonës së largët dhe të varfërisë pasi e kanë të pamundur të ngrohen me korrent ose me gaz. Ekspertët e përjashtuan gazin që ditën e djeshme, ndërkohë tashmë mbetet një dilemë e madhe ku përfshihet helmimi më ndonjë ushqim!  n.k/Fjala.al/

Të fundit

Mbushën me kokainë Anglinë, dënohet banda e shqiptarëve

Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me...

Transferim falas, zbulohet objektivi i Real Madrid për 2026

Pavarësisht se Xabi Alonso ka kërkuar edhe një përforcim në mesfushë, Real Madrid duket se e ka mbyllur përfundimisht merkaton e kësaj vere. Klubi...

Tragjedi në dasëm, vritet dhëndri 23-vjeçar

Një dhëndër ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat festive gjatë dasmës së tij në veri të Turqisë. Sipas agjencisë...

Plotësohen vendet vakante në bashkinë e Elbasanit, 18 administratorë të rinj

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka njoftuar plotësimin e vendeve vakante në bashki pas shkarkimeve në masë në administratë si një reformë e ndërmarrë...

Operacioni i SPAK në Tiranë, IMT reagon për arrestimet

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në bashkëpunim me Policinë e...

Lajme të tjera

Web TV