Bleu varëset e grabitura në Elbasan nga Thaçi, pranga 26-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Trajektorja”. Në pranga ka rënë 26-vjeçari me inicialet F.S,. që kishte përfituar disa nga sendet e vjedhura nga autorin, Astrit Thaçi, grabitësi serial që u arrestua dy ditë më parë në Kombinat. 26-vjeçari akuzohet se blerë 4 byzylykë floriri nga Thaçi, të cilët i kishte vjedhur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sipas të dhënave bëhet me dije se nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim mes palëve apo ka qenë rastësi që personi ka blerë materialet e grabitura nga personi i cili kërkohej nga e gjithë  Policia e Shtetit.

Astrit Thaçi u arrestua tri ditë më parë ndërsa pritët që të dalë para gjykatës. Ai ka mundur të tregojë pak detaje nga mënyra se si i kryente grabitjet por që ende policia nuk i ka zbardhur të gjitha aktet kriminale që i ka kryer ai. Vajza, e cila është arrestuar si bashkëpunëtore, e cila është edhe e dashura e tij mësohet se ka treguar një pjesë të mirë të të gjithë veprimtarisë së të riut, i cili ka precedent të ngjashëm edhe në Itali dhe në disa vende të tjera të Bashkimit Europian.

Adela Berisha është vajza që u mbajt nën përgjim për disa ditë për të çuar tek autori i grabitjeve të njëpasnjëshme. Burimet nga policia bëjnë me dije se janë edhe një sërë aktesh të tjera të grabitjeve edhe të dhunshme që kanë mbetur pa autor. Policia po shikon se kur kanë hyrë në Shqipëri autori bashkë me vajzën e tij me të cilën mësohet se kanë kohë që bashkëjetojnë.  n.k/Fjala.al/

Të fundit

Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

Turistët që udhëtojnë këtë verë drejt Evropës duhet të kenë më shumë kujdes se kurrë më parë jo vetëm...

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Një ditë tipike vere, ku dielli do të mbizotërojë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Temperaturat e orëve të para të ditës do të jenë...

Fillestarët apo shoferët e vjetër: Kush i kryejnë shumicën e aksidenteve në Shqipëri?

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit. Sipas të dhënave të INSTAT grupi...

Braçe: Me lekët e censusit të bujqësisë të blihen bagëti, stanet janë bosh!

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar lidhje me censusin e bujqësisë, duke thënë se me këto para të blihen bagëti pasi “stanet janë bosh”. Teksa ka...

Beteja e Thermopileve/ Mbreti i Spartës i bën ballë ushtrisë prese, vetëm me 300 spartanë

viti 480 p.e.s. Në vitin 480 para erës sonë, Perandoria Persiane, nën udhëheqjen e Mbretit Kserksi I, ndërmori një fushatë masive për të pushtuar Greqinë....

Lajme të tjera

Web TV