Anija fantazmë arriti në brigjet e Irlandës, brenda saj nuk ishte askush

Anija misterioze transportuese MV Alta që lundron nën flamurin e Tanzanisë, në shtator të vitit të kaluar është vërejtur për herë të fundit nga marina mbretërore e Britanisë së Madhe në Atlantik.

Anija fantazmë mbi 77 metra është vërejtur duke lundruar pranë brigjeve afrikane gjashtë muaj më parë, kurse tani është parë në brigjet e Irlandës, pas stuhisë Dennis që goditi këtë vend.

Anija transportuese MV Alta është vërejtur të dielën, kurse zëdhënësi i rojeve bregdetare në Waterford, ka thënë se vendqëndrimi aktual i anijes është si rezultat i stuhisë, duke pranuar se e kanë kontrolluar dhe se brenda saj nuk e kanë gjetur askënd.

“Ka bredhur deri në brigjet afrikane, në perëndim të brigjeve spanjolle, në Angli e deri të Irlanda. Kurrë më herët nuk kam parë diçka të tillë”, ka deklaruar menaxheri për shpëtimin e anijeve John Tatan.

Si ka ndodhur që anija e prodhuar më 1976, të përfundojë duke lundruar në Oqeanin Atlantik, duke mos pasur as edhe një njeri në bord. Gjithçka mbetet mister. /Fjala.al Burimi: Daily Mail