Edhe uria ka sindromën e vet, ja 5 arsyet pse na hahet natën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbase është një nga dukuritë më ndikuese të jetës së njeriut, por gjithnjë nëse mund të qëndrojë gjithnjë para arsyes. Uria është pjesa e kurdohershme që na fton për të kryer veprimin e ushqyerjes duke na bërë të ditur gjithnjë se vetëm asaj nuk i shpëtojmë dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte. Por ka një kohë të caktuar kur kjo dukuri godet më së shumti subkoshiencën.

Është pikërisht edhe momenti më i keq për ta luftuar me ushqim. Pra uria gjatë orëve të natës është kurthi që na fton në tundim dhe është një prej shkaktarëve më të mëdhenj të problemeve me shëndetin. Ushqyerja në orët e vona sipas ekspertëve është një nga faktorët që nxit edhe shtimin në peshë, ndërkohë që ata kanë publikuar edhe 5 arsyet përse uria bëhet më e fortë gjatë natës janë të ndryshme.

Nivelet e sheqerit në gjak

Ekspertët shpjegojnë se luhatja e menjëhershme e niveleve të sheqerit në gjak është e dëmshme. Ato duhet të jenë të qëndrueshme sa më gjatë që të jetë e mundur. Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është mielli i bardhë dhe sheqeri. Në reagim të tyre, trupi prodhon insulinë të shpejtë që të përpunojë sheqerin. Kur niveli i glukozës në gjak është i ulët, njeriu ndihet i acaruar dhe në ankth. Rrahjet e zemrës janë të çrregullta dhe uria është e madhe. Nivelet e ulëta të glukozës gjatë natës mund të ndikohen edhe nga aktiviteti i tepruar fizik gjatë ditës.

Ushqyerja e çrregullt

Nëse i përmbaheni orareve të rregullta të ngrënies gjatë ditës, do të jeni më pak të uritur gjatë natës. Ekspertët këshillojnë që ta nisni ditën me një mëngjes të bollshëm, fruta në mes vakteve, dhe në darkë të konsumoni një vakt modest. Dy orë përpara gjumit mund të konsumoni disa feta molle ose karrote. Kësisoj nuk do të zgjoheni gjatë natës të uritur.

Lexo edhe :  Raporti i ODIHR/ “Fushatë e qetë, por po përdoret administrata”

Kequshqyerja

Ushqyerja e keqe është shkaktar i urisë në orët e vona. Nëse gjatë ditës nuk konsumoni fibër, proteinë apo yndyrna të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak do të bjerë dhe gjatë natës do të jeni të uritur.

Luhatjet e humorit

Uria dhe ndjesia e ngopjes rregullohen falë disa hormoneve të ndryshme, ekuilibrat e të cilave prishen si pasojë e disa problemeve psikologjike. Këto probleme më pas nxisin nevojën e paarsyeshme për sheqer, yndyrna dhe kripë. Këtu përfshihet: stresi, mungesa e gjumit e të tjerë. Uria e tepruar mund të shkaktohet edhe nga ankthi, depresioni apo frustrimi.

Sindroma e ushqyerjes gjatë natës

Kjo sindromë ka të bëjë me nivelet e ulëta të urisë gjatë mëngjesit dhe tepër të larta në mbrëmje. Ajo shoqërohet edhe me vështirësi në fjetje sepse ushqyerja e rëndë gjatë natës prish gjumin. Ky problem më pas pason tek mbipesha dhe simptomat bëhen më të ashpra. Nëse ju merr shpesh uria gjatë natës, duhet patjetër të ndryshoni regjimin e ushqimit gjatë ditës, pasi dëmtoni shëndetin tuaj. Burimi/AgroWeb

Të fundit

Zelensky për akordin SHBA-Ukrainë për mineralet: Ndodhi falë takimit në Vatikan

Nënshkrimi i një marrëveshjeje për mineralet midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara është rezultat i takimit që udhëheqësit patën...

Operacion i rrallë për heqjen e kancerit në QSUT, kirurgu Gjata: Sukses i jashtëzakonshëm

Në Klinikën e 3 të Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) është realizuar me sukses një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale...

“Kam ulëritur sa po më dilnin sytë vendit”, Danja tregon si ishte izolimi në Big Brother

Eftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Danja Koka. Ajo ka folur më shumë...

Ben Blushi prezanton librin “Parajsa Artificiale” në panairin e Librit në Kamzë

Publicisti Ben Blushi prezantoi botimi e tij më të ri “Parajsa Artificiale” në panairin e Librit në Kamzë. Autori sjell një këndvështrim të botës...

Rama takim në Berat: E gjetëm me 30 mijë vizitorë në vit, tani vijnë 1 milion

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të premte takimin elektoral përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit me qytetarët e Beratit. Përpara se të nisesha sot...

Lajme të tjera

Web TV