Flet Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen!   

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku shqiptar Rexhep Qosja u shpreh se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen herët apo vonë, pavarësisht zërave kundër. Akademiku i njohur në një intervistë për A2, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen herët apo vonë, teksa komentoi marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës, fërkimet që kanë ndodhur, synimet e Albinit dhe përplasje Haradinaj-Rama. Po ashtu, Qosja ka hequr paralele edhe me bashkimin e dy Gjermanive ndërkohë nuk ka kursyer asnjë fjalë për persona të ndryshëm që kanë artikuluar një ndasi të paprecedente mes nesh.

“Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen, sepse ky bashkim është më së pari në interesin e shqiptarëve. Unë mendoj se shtetet e Ballkanit, kur ta kuptojnë këtë punë do ta pranojnë. E kanë më mirë me një shtet shqiptar në BE se me dy! Fërkimet, të cilat kanë qenë pak më të theksuara Rama-Haradinaj, më duken të pa kuptueshme dhe të çuditshme. Janë një popull, dy shtete, një kulturë dhe një e kaluar. Tani, deshi fati, ishte një shans për shqiptarët, që ta shfrytëzojnë për shumëçka që t’i afrojnë marrëdhëniet e tyre që do të çojnë në një drejtim, që është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”, është shprehur Qosja.

Ai ka thumbuar edhe disa intelektual të cilët kanë thënë se duhet të krijohet kombi kosovar, duke thënë se kush ua jep këtë të drejtë. “U bashkuan Gjermanitë, por kurrë Gjermania Perëndimore nuk e ka hequr prej Kushtetutës bashkimin. Këto fërkime janë të palejueshme. Këto janë në kundërshtim me orientimin e Albinit, por unë shpresoj se gjendja do të vijë duke u përmirësuar. Këtu kemi intelektualë dhe akademikë që kanë shkruar; “Kosova ua ka thyer qafën dy perandorive, otomane dhe austro-hungareze, do ia thyejë edhe Shqipërisë”. Kemi intelektualë që mendojnë se duhet të krijohet edhe kombi kosovar. Çfarë do të thotë kjo? Ju lutem. Kush ua jep atyre këtë të drejtë? Çfarë përfaqësojnë ata që flasin kështu?! Populli shqiptar është ndarë me dhunë dhe për 100 vjet janë mbushur burgjet e Serbisë dhe Greqisë me ata që që kanë kërkuar bashkimin”, tha Qosja. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

 

Të fundit

Dështimi i radhës, Kuvendi nuk konstituohet as pas përpjekjes së 23-të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 23-të radhazi të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të...

Konflikti në Lindjen e Mesme/Netanyahu pranon propozimin e SHBA-ve për armëpushim në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë “po” propozimit të ri për armëpushim në Gaza, të paraqitur nga i dërguari i Donald Trump për...

Petro Koçi rrëfen dhunën e Majit 1996/ Dita e çmendurisë berishiane që nuk harrohet!

Nga Petro Koçi Jemi ne Fier te nesermen e 28 Majit 1996. Ne Tirane opozita ishte rrahur egersisht ne mes te sheshit Skenderbej. Ne kishim...

Dy goditje për George Clooney: Skandali i “Casamigos” dhe fundi i martesës me Amal!

Fituesi dy herë i çmimit Oscar George Clooney ka qenë në qendër vëmendjes pasi u ngrit një padi kolektive ku pretendohet se marka e...

Përfundon etapa e katërt e rrethit të 82-të çiklistik/ Ja kush renditet i pari i finishit

I pari ne finish anglezi Kallum Meklot qe arriti ne finish pas nje rivaliteti të forte deri ne fund. Nderkohe rrethi ciklistik kryesohet ne...

Lajme të tjera

Web TV