Paloka tregon prapaskenat: Partnerët do kërkojnë zgjedhje të parakohshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Paloka, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka zbuluar se partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë i kanë premtuar opozitës zgjedhje të parakohshme. Në intervistën në studion e Ilva Now, në Euroneës Albania, Paloka theksoi se me përfundimin e reformës zgjedhore, ndërkombëtarët do i kërkojnë kryeministrit Edi Rama zgjedhje të parakohshme.

“Që të jemi të qartë; tryeza është e përcaktuar jo vetëm nga ne, por edhe nga Bundestagu. Ka qenë i vetmi kusht ku përfshihej edhe opozita; ishte ulja në një tryezë për kodin zgjedhor. Ne kemi dhënë fjalën tek partnerët tanë se këtë kusht do ta realizojmë, siç na është dhënë fjala nga partnerët do të ecet me hapat e tjerë, me 9 kushtet e Bundestagut që mbështeten edhe nga SHBA dhe BE. Hapi tjetër është me realizimin e reformës është implementimi i reformës, që do të thotë zgjedhje”, – tha Paloka.

Teksa komentoi deklaratën e bërë sot nga Presidenti i Republikës i cili foli për grusht shtetit dhe ftoi popullin në shesh më 2 mars, nënkryetari i PD u shpreh se ndryshimi i ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk është fillimi i grushtit të shtetit, por thellimi tij, pasi grushti i shtetit sipas Palokës, ka nisur me reformë në drejtësi dhe 7 ligjet.

Teksa nuk preferoi të zbulonte skenarin që do të ndjekë opozita pas takimit të një dite më parë mes krydemokratit Lulzim Basha dhe Presidentit Ilir Meta, Paloka u shpreh se opozita do të jetë në krah të presidentit në mbrojtje të Kushtetutës. Por pa hequr dorë nga përpjekja për zgjidhje institucionale në tryezën për reformën zgjedhore, e cila siç ritheksoi është një fjalë e dhënë partnerëve, por edhe një premtim i marrë prej tyre se pas miratimit të saj kryeministri do të detyrohet nga ndërkombëtarët për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme.

Të fundit

Carlo Bollino: Berisha mbetet i vetmuar

Nuk ka krahasim më domethënës për të përshkruar situatën aktuale politike sesa ajo mes dy fotografive të marra sot...

Rama për zgjedhjet e 11 Majit: Ishin vullnet 100 përqind i popullit shqiptar!

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj pyetjes së një gazetari të huaj lidhur me raportin e Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Shqipëri, gjatë një...

Ilir Yzeiri: Kjo është një ditë e bukur për Shqipërinë

Samiti e vendeve të Europës që përfshin anëtarët e BE-së dhe të tjera vende jashtë këtij organizmi, siç është rasti ynë, është një forum...

Tensione te “Zogu i I-rë”, Berisha mbërrin në protestë, militantët përzënë mediat

Lideri demokrat Sali Berisha ka mbërritur në protestën e organizuar nga opozita në kryqëzimin e Sheshit Skënderbej me Bulevardin Zogu I, direkt nga Brukseli...

Jashtë parlamentit pas 3 dekadash, vjen reagimi i parë i Pandeli Majkos

Ndërsa procesi i numërimit të votave, përfshirë edhe ato preferenciale, po shkon drejt fundit, deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko duket se nuk do...

Lajme të tjera

Web TV