VIDEO/ ‘Po i shesin Kosovën, Serbisë’ /Gent Cakaj i përgjigjet Ramush Haradinajt: Më gjej një rast kur…

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj i është përgjigjur akuzave të forta të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se Cakaj ka mbështetur hapur shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Cakaj është shprehur se Haradinajt nuk do që t’i përgjigjet në planin personal, dhe se ajo që ka dëgjuar nëpër kancelaritë e botës janë edhe më të rënda se akuzat e ish-kryeministrit.

Cakaj nxori edhe oraret dhe ditët kur është takuar me kolegët e tij në kancelaritë e ndryshme.

Ai i kërkoi Haradinajt që t’i gjejë një rast ku Cakaj ka folur hapur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinajt nuk i përgjigjem në nivel personal. Ajo çka kam dëgjuar nëpër kancelaritë e botës janë edhe më të rënda se sa kaq.

Unë mund të nxjerr këtu listën e takimeve me ministrat, edhe oraret edhe hotelet ku kam qëndruar.

Çojani edhe Haradinajt dhe të tregojë me gisht se ku është kjo ide.

Unë nuk e kam mbështetur publikisht atë ide. Ne nuk jemi nënshkrues të  mundshëm të asaj marrëveshjeje. Problemi i çështjeve të Kosovës duke filluar me Asosacionin e Komunave serbe adresën e kanë në Kosovë dhe jo në Shqipëri.

Me Haradinajn nuk kemi çështje të hapura. Mua më takon të ruaj marrëdhënieve me Kosovën. Por, unë nuk mund të qëndroj i heshtur përballë akuzave të tila”, u shpreh Cakaj për emisionin Debat Plus në televizionin Dukagjini të Kosovës./Fjala.al/