Ndërron jetë shpikësi i “copy-paste”, komanda e dashur e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga komandat më të përdorshme për shqiptarët që kanë punën me kompjuter është copy-paste. Në fakt është një komandë e caktuar që ka dashur një investim prej shpikësi, ku është mësuar se këtë të shpikje e kishte bërë Larry Tesler, një ikonë e hershme e kompjuterikes.

Ai mësohet se ka vdekur në moshën 74-vjeçare. Ai nisi të punonte në Silicon Valley në fillim të viteve të 60-a, në një kohë kur kompjuterët ishin të paqasshëm për shumicën e popullatës.

Falë inovacioneve të tij – që përfshinin komandat “cut” (shkëput), “copy” (kopjo) dhe “paste” (barte) – kompjuteri u bë më i thjeshtë për t’u mësuar e për t’u përdorur. Komandat e tij u inkorporuan në softuerin e kompjuterit “Lisa” më 1983 dhe në Macintoshin që u lançua një vit më pas, shkruan BBC.

Tesler ishte lindur në Bronx të New Yorkut më 1945. Ai kishte studiuar në Stanford University në Kaliforni. Pas diplomimit, ai specializoi në hartimin e ndërfaqes për përdorues – për të bërë më të përshtatshme për përdoruesit sistemet kompjuterike.

Ka punuar në shumë kompani të mëdha gjatë karrierës së tij, përfshirë Applen ku kaloi 17 vjet. Pas largimit nga Apple, Tesler hapi kompani të veten dhe punoi edhe për Amazonin e Yahoon. Ai vdiq të hënën dhe lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë punonjësi-bashkëpunëtor që e njihte prej shumë vitesh. n.k/Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV