Ukrainë/ Autobusi me të infektuar nga koronavirusi sulmohet me bomba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ukrainë, ku një autobus me shtetas kinez është sulmuar me bomba Molotov.

Kjo ngjarje ndodhi sapo autobuzi me shtetasit e kthyer nga Kina arriti në Ukrainë, por çuditërisht ky sulm erdh si pasojë e një lajmi të rremë të përhapur nga vet Ministria e Shëndetësisë, që të kthyerit nga Kina janë të prekur nga koronavirusi.

Kujtojmë që sot virusi është shtrirë edhe më gjerë, në Korenë e Veriut numri i të sëmurëve është rritur pasi u shënua viktima e parë, ndërsa në Itali janë shënuar edhe 3 raste të reja, ku mes tyre një 38-vjeçar është në gjendje kritike për jetën.

Sipas mediave të huaja numri i të prekurve jashtë territorit të Kinës ka arritur mbi 1200, ndërsa numri i viktimave është 11.

Nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetit beson se është akoma e mundur të kontrollohet shpërthimi i virusit vdekjeprurës, por sipas kreut të OBSH qeveritë duhet të përfitojnë nga mundësitë për ndihmë që u ofrohen, pasi ditë më parë u arrit që numri i të shëruarëve të kalojë numrin e të infektuarëve brenda 24 orëve.
Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2236 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë ditën e djeshme, numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV