New York Times shkruan për padinë e Metës, ja qëndrimi i gazetës amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prestigjiozja amerikane New York Times ka shkruar sot në lidhje me padinë e sotme të kreut të shtetit, Ilir Meta, ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe dy zyrtarëve të ministrisë.

“Ky është hapi i fundit i presidentit ndaj qeverisë së majtë të Partisë Socialiste, të cilën e akuzon për shkelje të Kushtetutës dhe lidhje me krimin e organizuar”, shkruan gazetat New York Times.

Ndërkohë presidenca ka zbardhur shkeljet e Etilda Gjonajt, duke publikuar në Fletoren Zyrtare të vendimit për emërimin automatikisht si anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Arta Vorbsit, vendim i cili nuk publikohet ligjërisht në Fletoren Zyrtare.

Në kallëzimin dorëzuar sot pranë Prokurorisë së Posaçme, është edhe Gentian Deva, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, i cili i ka kërkuar Qendrës së Botimeve Zyrtare të botojë aktin e betimit të Arta Vorbsit tek noterja si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Duke e akuzuar edhe Devën për shpërdorim detyre, Presidenca thekson në padi se “veprimet e tij janë të qëllimshme, duke mbajtur në konsideratë se në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, ka përcjellë vazhdimisht akte të Ministrisë së Drejtësisë për botim të Fletoren Zyrtare”.

“Me veprimet dhe mosveprimet e tij zoti Gentian Deva me detyrë Sekretar i Përgjithshëm, ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë. Publikimi në Fletoren Zyrtare, i një akti të tillë, i cili ligjërisht nuk është i botueshëm, ka sjellë ndërkohë dhe dëmtim të interesave shtetërorë në disa dimensione”.

Presidenca gjithashtu kallëzoi edhe drejtoreshën e Qendrës së Botimeve Zyrtare, Etleva Haxhia, e cila ka pranuar vetë se ka botuar një akt të pabotueshëm, me kërkesën eksplicite të Ministrisë së Drejtësisë.

Në padi thuhet se Prokuroria duhet të zbardhë nëse zonja Haxhia ka komunikuar me Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, Ministren e Drejtësisë, apo ndonjë funksionar të lartë publik dhe nëse e kanë detyruar atë të dalë në punë ditën e shtunë, ditë pushimi zyrtar.

Të fundit

Temperatura mbi 40°C, mbyllet Akropoli në Athinë

Akropoli i Athinës, një nga atraksionet më të vizituara turistike në Greqi, do të mbyllet për publikun gjatë orëve...

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një turist i huaj

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Viktima është një turist i huaj,...

Nën hetim për korrupsion, qeveria shkarkon kryetarin e bashkisë së Antalyas

Ministria e Brendshme Turke ka pezulluar kryetarin e bashkisë së Antalyas , Muhittin Boçek , i cili i përket Partisë Republikane Popullore (CHP) të...

Sistemi i drejtësisë në rrugën e duhur, Spiropali: SPAK e GJKKO, model

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në Tryezën e Diskutimit mbi “Vlerësimin e Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë...

Ministri Manja: Drejtësia duhet të jetë jo vetëm të pavarur, por edhe llogaridhënëse

Ministri i Drejtësisë, Uli Manja ka vlerësuar ditën e sotme reformën në drejtësi, veçanërisht rolin e SPAK. Gjatë fjalës së tij në tryezën “Vlerësimi i...

Lajme të tjera

Web TV