Dorëhiqet drejtori i Spitalit të Kavajës: Kam debate me kreun e Bashkisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës Përparim Daiu. Burimet nga Kavaja bëjnë të ditur se vendimi ka ardhur për shkak të debateve brenda Partisë Socialiste dhe jo për diskutimet mbi hapjen e karantinës në Spitalin e Kavajës.

Vetë Daiu nuk i ka bërë të ditura arsyet e këtij vendimi, por Kavaja dhe spitali i këtij qyteti janë përfolur këto ditë si vende të mundshme për karantinë, nëse do ketë raste me koronavirus në Shqipëri.

Ai ka reaguar vetëm pak orë pas dhënies së dorëheqjes. Ai thotë se ky vendim nuk ka lidhje me karantinën por me debatet që janë bërë në Bashki. Madje Daiu hodhi poshtë edhe faktin që të jetë lajmëruar për ndonjë vendim të tillë që lidhet me krijimin e ndonjë karantine në spitalin që ai drejtonte!

“Unë skam marrë asnjë urdhër për ngritje karantine. Dorëheqja ime s`ka të bëjë me këtë fakt por me një debat me kryebashkiakun e Kavajës”! Sipas të dhënave mësohet se mes tij dhe kryebashkiakut Redjan Krali ka patur debate të ashpra por se nuk dihet se konkretisht çfarë i ka përplasur dy drejtuesit njëri me tjetrin.

Dy ditë më parë ndërsa kishte shpërthyer frika e ardhjes së virusit vdekjeprurës në vendin tonë, një nga masat që u pretendua se kishte marrë qeveria thuhej se ishte edhe ngritja e një karantine në një spital. Më pas u pretendua se ky spital do të ishte ai i Kavajës dhe menjëherë pati reagime të forta që të mos lejohej diçka e tillë.

Më pas u shuan të gjithë zërat nëpërmjet reagimeve të ndryshme nga zyrtarë të lartë të ministrisë së Shëndetësisë, por dorëheqja e sotme ka kthyer sërish vëmendjen në këtë pretendim të para dy ditëve. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

 

Të fundit

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina...

Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të...

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel të Paqes. Gjatë një...

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere!

Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë...

Lajme të tjera

Web TV