Thaçi takim me Pompeon: Paqja Kosovë-Serbi, do të thotë paqe në Evropë

Në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit të Kosovës në Uashington, Hashim Thaçi është pritur sot nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Thaçi ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dekada me radhë.

Na keni përkrahur në kohët më të vështira si dhe në ditët më të mira tona. Mirënjohja jonë është e përhershme”, është shprehur Presidenti Thaçi.

Temë e diskutimit ishte edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja e përhershme e paqes, në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të thotë paqe për tërë Evropën Juglindore, do të thotë kthim kah e ardhmja, do të thotë zhvillim dhe prosperitet”, ka thënë presidenti Thaçi në takim.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova do të vazhdojë të bashkërendojë çdo hap të saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke ecur bashkë me Uashingtonin i kemi realizuar aspiratat tona”, përfundoi Thaçi.