Tronditet Kosova/ Vritet dhe digjet në makinë ish-ushtari i UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vrarë në Pejë dhe më pas është djegur në makinë.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi, u gjet i vdekur brenda makinës në fshatin Zahaq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Nga ana e saj, policia përmes një njoftimi për shtyp, shkruan se fillimisht ishte njoftuar për një makinë të djegur, në fshatin Zahaq të Pejës, por më pas është konstatuar edhe një viktimë i cili rezultoi se ishte ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi.  “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, ka bërë të ditur policia.

Gjithashtu, policia ka sqaruar rrethanat në të cilat është gjetur i vrarë e më pas i djegur viktima. Viktima ishte një prej ushtarëve të parë të UÇK-së, mik i heroit Ilir Konushevci.  Qerimi ishte vëllai i Ibrahim Kelmendit, njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës.Kelmendi ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe fliste shpesh për veprimtarinë e Ibrahim Rugovës.

Kelmendi njihej po ashtu dhe si kritikues i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Emri i Ibrahim Rugovës është shndërruar në Lavatriçe të udb-ashve, titistve, rankoviqistve, rugovistve, pastaj, të qyqarëve, dezertorve dhe sabotatorve te luftës! Këtë farë të keqe e ka mbjellur, kultivuar, rritur dhe korrur UDB dhe KOS! Janë shumë… !”, kishte shkruar Qerimi në Facebook.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV