Rikonstruksion 12 qendrave shëndetësore, nis projektin 542.6 milionë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendrat shëndetësore ne 12 qytete në të gjithë vendin do ti nënshtrohen rikonstruksionit. Ministria e Shëndetësisë ka shpallur disa tendera për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në 12 qarqe të vendit.  Fondi limit i tenderit është 542 milionë e 627 mijë lekë dhe data e dorëzimit të ofertave është 30 marsi 2020.

Tenderi është i ndarë në 4 lote:

Lot.1 “Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Tiranë, Durrës, Dibër” me fond limit 131,310,315 (njëqind e tridhjetë e një milion e treqind e  dhjetë mijë e treqind e pesëmbëdhjetë) lekë pa TVSH;

Lot.2 “Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan”me fond limit  162,250,453 (njëqind e gjashtë dhjetë e dy milion e dyqind e pesëdhjetë mijë e katërqind e pesdhjetë e tre) lekë pa TVSH;

Lot.3 “Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë” me fond limit 118,652,760 (njëqind e tetëmbëdhjetë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë) lekë pa TVSH;

Lot.4 “Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier” me fond limit  130,414,007 (njëqind e tridhjetë milion  e katërqind e katërmbëdhjetë mijë e shtatë) lekë pa TVSH;

Tenderi parashikon  kohëzgjatjen e kontratës ose afatin kohor për ekzekutimin:

Lot 1 – maksimumi 161 ditë nga data e nënshkrimit të proces-verbalit të fillimit të punimeve (për objektin e parë);

Lot 2 – maksimumi 185 ditë nga data e nënshkrimit të proces-verbalit të fillimit të punimeve (për objektin e parë);

Lot.3 – maksimumi 145 ditë nga data e nënshkrimit të proces-verbalit të fillimit të punimeve (për objektin e parë);

Lot 4 –  maksimumi 155 ditë nga data e nënshkrimit të proces-verbalit të  fillimit të punimeve    (për objektin e parë).

Të fundit

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së...

Rama ndan pamjet/ Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ura e Dragotit, të cilën e vlerëson si një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa. Gjithashtu nënvizon se është...

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me miqtë dhe partnerin e saj...

“Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese 40 vjeçari shqiptar në Greqi, Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e...

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në...

Lajme të tjera

Web TV