“Volvo 4”, SPAK nuk ia doli, si u shpërbë dosja e “Avdylajve ”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gati dy vjet nga operacioni Volvo 4, prokuroria e posaçme SPAK nuk ja doli dot mbanë të individualizojë dhe konkretizoje akuzat për secilin nga 25 të pandehurit e dosjes Avdylajt. Ndonëse hetimet u mbyllën në janar 2020-s, kur gjyqtarja paraprake kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkoi të deklaroheshin akuzat për secilin nga të prangosurit, prokuroria heshti.

Gjykata i la detyrë SPAK që brenda dy javëve të radhisë qartësisht faktet penale dhe formën se si secili nga të implikuarit ka bashkëpunuar në grupin kriminal për të cilin prokurorët e posaçëm këmbëngulin se trafikoi drogë dhe pastroi para. Mes të akuzuarve ku prokuroria SPAK ishte e paqartë për akuzat që ju adresonte por edhe veprimet konkrete që kanë kryer, ishin edhe vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj.

Nga ana tjetër shpjegime janë kërkuar edhe për akuzat ndaj Hekuran Hoxhës, i njohur me nofkën ‘Roni i Shijakut’. Por prokurorët, sipas gazetares Anila Hoxha,  bëjnë me dije burime të pranishme në seancë kanë lexuar një fabul të ngjashme për të gjithë që nga Avdylajt të përfshire edhe në trafikun e hashashit drejt Italisë, deri tek të akuzuarit për laboratorin e heroinës në Has, por pa specifikuar veprimtarinë e secilit.

‘Volvo 4’e pagëzuar si ‘339’, ishte shkaku se përse Këshilli i Lartë i Prokurorisë madje caktoi përkohësisht me statusin e prokurorëve të posaçëm dy ish-prokurorë të Krimeve të Rënda. Por me gjithë veprimet hetimore, dosja u copëzua dhe një pjesë përfunduar të pandehur në një gjykatë të zakonshme, një pjesë tjetër e të akuzuarve i shpëtuan përgjegjësisë ligjore, ndërsa tashmë prokurorët duhet të saktësojnë mbi të gjitha me prova edhe ekzistencën e grupit kriminal.

Lexo edhe :  IGJEUM: Reshjet intensive të shiut do të vijojnë. Tre qarqet më të rrezikuara

 

 

Të fundit

Luksemburg, aksidenti u merr jetën 3 djemve kosovarë

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në autostradën N15 të Luksemburgut ku 5 persona humbën...

Berisha sulmon drejtësinë, por KLGJ nuk reagon kurrë. Pse?

Këshilli i Lartë i Gjyqësor edhe një herë ka heshtur ndaj sulmeve të ripërsëritura të Sali Berishës ndaj drejtësisë, edhe pse ish-Kryeministri i pandehur...

Berat, ish-drejtori i SHISH kapet me dokumente sekrete dhe municion në shtëpi

Prokuroria e Beratit ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit në këtë qark, Aleksander Shulla, si dhe djalin e tij, Pandeli...

U shkarkua pas dy ndeshjesh, vjen reagimi i trajnerit Ten Hag

Erik ten Hag ka reaguar me keqardhje pas shkarkimit të tij nga Bayer Leverkusen. Shkarkimi ndodhi pas vetëm dy ndeshjesh, e papritur dhe e...

Putin: Rusia nuk e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kurrë nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin eventual të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke shtuar se mendon që...

Lajme të tjera

Web TV