Rimbursimi i TVSH-së, bizneset morën e 23.5 miliardë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rimbursimi i TVSH-së për vitin 2019 është në vlerën e 23.5 miliardë lekë, 63% ose 9.1 miliardë lek më shumë se në vitin 2018, dhe 4.5 miliardë lekë më shumë se parashikimi fillestar. Shuma e rimbursuar e TVSH për 2009-2013 është 30.4 miliardë lekë, ndërsa për periudhën 2014-2019 kjo shumë është 54.5 miliardë lekë.

Të dhënat u bënë publike nga Ministria e Financave në raportin javor 17- 23 shkurt, ku mësohet se viti 2019 shënoi nivelin më të lartë historik i rimbursimit të TVSH-së në 10 vitet e fundit, periudhë gjatë së cilës kanë përfituar rreth 1360 biznese si: eksportues, fason, grumbullues, transport ndërkombëtar, etj. Stoku i rimbursimeve të padhëna është zeruar për herë të parë, për këtë kategori biznesesh. Synimi i MFE është që stoku i TVSH së parimbursuar të bëhet zero në mesin e vitit 2021, ndërsa për të gjithë bizneset e tjera nuk do të ketë asnjë ditë vonesë në rimbursimin e TVSH-së.

Të ardhurat

Të ardhurat e buxhetit të shtetit në vitin 2019 u mblodhën në masën 460 miliardë lekë, me një rritje prej 2.3% ose 10.4 miliardë lekë më shumë se vitit 2018. Kjo u bë e ditur gjatë një komunikimi që Ministrja Anila Denaj zhvilloi me median dhe opinionin publik. Për vitin 2019, të ardhurat totale në përqindje të PPB kanë qenë në masën 27.4%.

Ministrja tha se MFE është duke punuar edhe me FMN, me një grup të posaçëm që do të analizojë rekomandimet e ardhura për sa i përket strategjisë afatmesme të të ardhurave, me objektivin që në 5 vitet e ardhshme kjo përqindje të rritet me të paktën 4%. Të ardhurat mesatare totale të Buxhetit të Shtetit, në % të PPB, për periudhën 2014-2019, janë 27.18% nga 25.3% që ishin në periudhën 2009-2013. Të ardhurat e buxhetit në raport me buxhetin fillestar janë realizuar në masën mesatare 94.6% në 2019.

Të fundit

Shumë afër Shqipërisë! Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar këtë të premte dy rastet e para të lisë...

75 milionë euro! Talenti i madh i Bundesligës po transferohet në Angli

Xavi Simons kushton shumë, kështu që lajmet që e lidhin me Bayern (që prej vitit 2023) tashmë janë thuajse të anuluara. Klubi bavarez do...

Shqiptarë, bëhuni gati! Po vijnë pushime “të kripura” këtë verë

Që edhe këto pushime verore do të jenë “të kripura”… kjo ishte gati e ditur. Turizmi, ashtu si çdo sektor tjetër i nënshtrohet...

Kanye West befason me postimet e fundit: Zot, më fal për dhimbjen që shkaktova

Një “rrëfim” i papritur publik nga Kanye West përmbys, ose të paktën përpiqet të përmbysë, imazhin që ai ka ndërtuar kohët e fundit . Ye,...

Pse Berisha ka frikë ta pranojë publikisht se deputetët e tij braktisën fushatën?

Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për media u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të PD...

Lajme të tjera

Web TV