Rusia dërgon dy fregata në Mesdhe, fajëson Turqinë për shkallëzimet në Siri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia i ka shpallur objektiva armiqësor që mund të goditen kurdoherë të gjitha bazat dhe mjetet ushtarake të Presidentit Asad pas sulmit i cili la dhjetra ushtarë turq të vrarë në Idlib të Sirisë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se nga sulmi mbetën të vrarë 33 ushtarë turq, ndërsa ka raportime se numri është shumë më i madh. Ndërkohë, nuk është ende e qartë nëse brigada turke që po lëvizte në Siri u sulmua nga aviacioni i Sirisë apo i Rusisë.

Sëfundmi, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se ushtria turke nuk duhej të ishte në zonën ku ndodhi sulmi pasi atje mendohej se ishin grupet militante që luftojnë kundër Asadit.

Në këtë mënyrë, Rusia ka pranuar në mënyrë indirekte se ishin avionët e saj që vranë dhjetëra ushtarë turq mbrëmë.

Fill pas sulmit të mbrëmshëm, në Turqi u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të parë se si do të veprohet nga tani e tutje me Sirinë.

Ka raportime se Turqia do t’i shpallë luftë Sirisë duke nisur një operacion në shkallë të gjerë, gjë e cila ka nxitur reagimin rus.

Sëfundmi, Rusia ka kaluar në ngushticën e Bosforit dy fregata të pajisur me raketa të avancuara. Bëhet fjalë për fregatat Admiral Grigoriviç dhe Admiral Makarov.

Fregatat ruse janë nisur herët në mëngjes nga Deti i Zi dhe do të pozicionohen në Egje, përballë territorit sirian.

Kalimi i shpejt nga Deti i Zi për në Mesdhe ka të bëjë me përgatitjet e Rusisë për ndonjë tensionim të mëtejshëm të situatës nga e cila Turqia të mbyllë ngushticën e Bosforit dhe Dradanelet.

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV