Vasili merr në mbrojtje Çilin: Qeveria të arrestojë horrat

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar rreth arrestimit të botuesit dhe analistit Henri Çili.

Ai përmend emra deputetësh që sipas Vasilit duhet të arrestoheshin ata dhe jo Çili. Dhe në fund ai e mbyll me një thirrje për të gjithë për protestën e 2 marsit.

Postimi i plotë:

Horrat e qeverise nuk arrestohen, ndersa Çili po!

Kur Edi Rama,Gjiknuri e deputete dalin sheshit ne pergjimet e prokurorise qe kryejne krimin e blerjes votave me furgone te mbushur me horra nuk arrestohen.

Kur Etilda Gjonaj bashke banden e ministrise drejtesise falsifikojne e mashtrojne per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese, duke konsumuar vepra penale pa fund nuk arrestohen

Kur del nga pergjimet e prokurorise Vangjush Dako qe behet njësh me kriminele nuk arrestohet.

Kur del sheshit korrupsioni i ministrave tek Unaza e re qe shkon gjer ne Amerike nuk arrestohen.

Kur falsifikon e mashtron Dvorani per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese nuk arrestohet.

Arrestohet Henri Çili se nuk duhet te arrestohen kurrsesi keta.

Ne 2 mars te gjithe ne bulevard per drejtesine e barabarte per te gjithe.