Legjenda e Brazilit, Ronaldinho është arrestuar në Paraguai pasi dyshohet se ka përdorur dokumente false për të hyrë në vendin e Amerikës së Jugut.
39-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në 2002, u arrestua në Resort Yacht & Golf Club Paraguayo së bashku me vëllanë e tij, Roberto, mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas ‘La Nacion’, në hotel u gjetën pasaporta që mbanin emrat e Ronaldinhos dhe Robertos me kombësi paraguaiane.Në deklaratën zyrtare të policisë paraguaiane thuhet se Ronaldinho ishte ftuar në Paraguai nga pronari i kazinosë, Nelson Belotti.
Ish-lojtari i Brazilit do të merrte pjesë në disa evente publicitare dhe i është dashur pasaporta paraguaiane, pasi ajo braziliane i është hequr nga autoritetet e vendit të tij. Brazili i hoqi pasaportën bashkë me të vëllanë e tij, pasi të dy ndërtuan rrjeta peshkimi në një liqen të mbrojtur nga shteti si pasuri natyrore.Pavarësisht se nuk ishte në gjendje të largohej nga Brazili, Ronaldinho u zbulua si një nga ambasadorët e rinj të vendit për turizmin në shtatorin e vitit të kaluar.
Ronaldinho ka një karrierë të pasur ku ka fituar Ligën e Kampionëve, La Ligan, Serie A dhe Copa Libertadores, ndërsa ka fituar Topin e Artë të 2005-s si dhe “Lojtari i vitit” nga FIFA në vitet 2004 dhe 2005.