Seanca e veçantë kushtuar Epopës së UÇK, të ftuar tre breza të familjes Jashari

Kuvendi Kosovës është duke mbajtur një seancë të veçantë të kushtuar 22 vjetorit të Epopesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku i ftuar special është Rifat Jashari, kryefamiljari i familjes së komandantit Adem Jashari.

Ai është i ftuar special në seancën e kësaj të enjteje në Kuvendin e Kosovës, për nder të kujtimit të veprës së familjes Jashari. Rifati u shoqërua nga nipërit dhe mbesat e familjes Jashari.

Sot, bëhen 22 vjet nga koha kur Ushtria Jugosllave sulmoi në Drenicë, banesën e familjes Jashari. Pikërisht, 22 vjet më herët, Adem Jashari ra në luftën e tij përballë policëve serbë./Fjala.al