Si paraqitet gjendja në Greqi pas dyndjes së refugjatëve sirianë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia do të dërgojë të gjithë refugjatët që kanë mbërritur në territorin e saj që prej 1 marsit, në një kamp ushtarak në veri të vendit, në qytetin e Serres, ku po punohet në kohë rekord në mënyrë që të jetë e gatshme në ditët e ardhshme .

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Emigracionit, Notis Mitarachi, i cili ka siguruar që të ardhurit do të dërgohen në vendet nga kanë ardhur.

Në ishullin Lesbos , pranë bregdetit turk, afro 600 refugjatë që mbërritën fundjavën e kaluar tashmë janë transferuar në një anije ushtarake me të cilën do t’i transferohen në kontinent gjatë ditëve në vijim.

Mbrëmë shira të rrëmbyeshëm përfshinë ishullin, por autoritetet e portit u siguruan që njerëzit që ishin duke fjetur jashtë, të kalonin natën në anije dhe pse hapësira është e kufizuar.

Refugjatët po transferohen në anijen e marinës me qëllim dërgimin në brigjet greke, ku dhe do të përfundojë procesi i regjistrimit dhe marrja e gjurmave të gishtave. Kjo është arsyeja pse procesi kërkon kohë.

Pasi refugjatët hyjnë në anije, ata nuk mund të largohen, përveç se të shkojnë në tualet.

Autoritetet e portit u përgjigjën me “asnjë koment“, dy herë, në pyetjen nëse ata kanë dushe.

Greqia ka pezulluar të drejtën për të kërkuar azil nga këta njerëz, një masë që qeveria greke tha se është e nevojshme për t’u marrë, pasi Turqia hapi kufijtë dhe inkurajoi refugjatët të nisen me anije për në ishujt Egje./Fjala.al

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV