Ministrat e BE-së shpikin një përshëndetje të re, ja arsyeja

Ministrat e Shëndetësisë të shteteve anëtare të BE-së kanë shpikur një mënyrë të re përshëndetjeje në mbledhjet zyrtare të unionit.

Nga frika e përhapjes së koronavirusit ministrat nuk e përshëndesin më njëri-tjetrin duke shtrënguar dorën.

Ata përshëndeten duke “plasur” bërrylat me njëri-tjetrin. Gjithashtu dorën e vendosin në zemër, për të treguar dashamirësinë për bashkëbiseduesin.

Në kontinentin “plakë’ frika është bërë mjaft e madhe, ndërsa sipas Daily Mail, në vëllazëri të tilla si masonët, anëtarëve u është kërkuar që të mos t’i shtrëngojnë duart.

Në mbledhjen e sotme emergjente, ministrat e Kroacisë, Francës, Qipros dhe Greqisë ‘plasën” bërrylat me njëri-tjetrin. Të tjerë vendosën duart në zemër.