Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali është rritur me 133 brenda një dite duke e cuar në 366, thonë zyrtarët.
Numri i personave të infektuar është rritur me 25% në 7.375 nga 5.883, sipas agjencisë së Mbrojtjes Civile Italiane.
Rritja e shifrave vjen ndërsa miliona njerëz u përshtaten me masat e reja të prezantuara të dielën nga kryeministri për të parandaluar përhapjen e shpërthimit të koronavirusit.
Gati 16 milion njerëz në Lombardi dhe 14 provinca janë izoluar dhe kanë nevojë për leje të veçantë për të udhëtuar jashtë zonës.
Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi gjithashtu mbylljen e shkollave, palestrave, muzeve, klubeve të natës dhe ambienteve të tjera në të gjithë vendin. Masat ekstreme do të zgjasin deri më 3 prill, shkruan BBC.
Shifrat e fundit tregojnë se Italia tani ka numrin më të madh të të infektuarëve jashtë Kinës, ku shpërthimi filloi në muajin dhjetor./Fjala.al