Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për shtyp bënë me dije se në Shqipëri janë testuar 65 raste, ku 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv.
Ministria Manastirliu deklaroi se 14 persona po testohen pasi kanë pasur kontakte me 2 personat që rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
”Janë testuar 65 raste në laboratorin e virologjisë në ISHP. 2 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë. Në proces testimi janë 14 raste që i përkasin kontakteve të rasteve që janë identifikuar.
Sikurse kemi bërë me transparencë maksimale do t’ju informojmë për çdo informacion të rëndësishëm për qytetarët.”– tha Manastirliu./Fjala.al