Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka urdhëruar të gjitha drejtoritë vendore të policisë të zbatojnë masat parandaluese të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, për të shmangur përhapjen e koronavirusit, Covid-19.
Vendimi vjen menjëherë pas mbledhjes urgjente të qeverisë të martën, ku si masë parandaluese kryeministri Rama shpjegoi se është marrë edhe ndalimi i grumbullimeve nëpër lokalë, diskoteka apo palestra.
Gjithashtu drejtori i policisë, Veliu, në letrën dërguar të gjitha drejtorive shkruan se, të gjitha ndeshjet e futbollit do të luhen rregullisht, por pa tifozë edhe koncertet tubimet apo dëgjesa publike do të ndalohen./Fjala.al