12 të infektuar në Shqipëri, detajet për dy rastet e reja

Shkon në 12 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Mira Rakacolli, Zëvendës Ministre e Shëndetësisë, në një deklaratë për mediat konfirmoi 2 raste të reja me koroanvirus.

Rakacolli tregoi se të dy personat ndodhen të vetë-izoluar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Pasi janë testuar 157 persona të cilët dyshoheshin që ishin të prekur me koronavirus, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

“Të dyja rastet e reja janë të vetë-izoluar dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Në total janë testuar 157 njerëz të dyshuar për Covid-19 dhe deri tani nga ta vetëm 12 të identifikuar pozitiv”, tha Mira Rakacolli.

Mësohet se njëri prej personave të konfirmuar ditën e sotme me koronavirus, është një i moshuar nga qyteti i Lushnjes. Ai ka udhëtuar nga Bergamo, Itali, drejt Shqipërisë. Ndërsa rasti tjetër është një person i cili ka pasur kontakt me të konfirmuarin e parë me koronavirus në Shqipëri. /Fjala.al