Zv.kryeministri Hoti: Nuk bëjmë kompromise, tregti me territore s’ka

Deklarimi për taksën që është bërë para mediave, i kryeministrit Kurti nuk ka qenë i dakorduar brenda koalicionit. Ndërsa, në marrëveshjen finale me Serbinë nuk do të ketë tregti me territore. Kështu deklaron zëvendëskryeministri i Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për KosovaPress.

I dyti i ekzekutivit, nga radhët e LDK-së u shpreh i vendosur se Kosova nuk do të bëj asnjë kompromis karshi Serbisë, si kompensim i njohjes reciproke.

Hoti thotë se pozicioni i qeverisë Kurti është i qartë, integriteti territorial dhe rendi kushtetues janë të pacenueshme. I dyti i ekzekutivit nga radhët e LDK-së, u shpreh i vendosur se Kosova nuk do të bëj asnjë kompromis karshi Serbisë, si kompensim i njohjes reciproke.

Në një intervistë për KosovaPress, Hoti thotë se pozicioni i qeverisë Kurti është i qartë, integriteti territorial dhe rendi kushtetues janë të pacenueshme. Por, për t’i dhënë hapësirë dialogut me Serbinë, zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti u shpreh se janë duke bërë përpjekje me parterin e koalicionit për të gjetur një zgjidhje për largimin e taksës.

Duke folur për kompensimin që mund t’i jepet Serbisë, sipas ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, Hoti shprehu kundërshtimin e tij karshi kësaj ideje. Ai thotë s’ka hapësirë për asnjë kompromis që mund t’i bëhet shtetit fqinj.

Për bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje, nënkryetari i LDK-së u shpreh i bindur se do të vazhdojnë bashkërisht në ekzekutiv për t’i realizuar reformat e premtuara. Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, mes tjerash, përsëriti se të gjithat masat reciproke që pritet të ndërmerren ndaj Serbisë, duhet të kenë mbështetjen e plotë të partnerëve ndërkombëtar.