Franca voton për zgjedhjet lokale pavarësisht koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Votuesit francezë u nxitën sot të dilnin dhe të votonin në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, disa orë pas mbylljes kombëtare të të gjitha dyqaneve dhe shërbimeve jo thelbësore.

Pavarësisht thirrjeve që votimi dy raundësh të shtyhej, për shkak të epidemisë së koronavirusit, qendrat e votimit u hapën sikurse ishin planifikuar.

Votuesit u këshilluan të mbanin distancë rreth 1 metër larg, të merrnin me vete lapsa, si dhe të dezinfektonin duart para se të shënonin në fletën e tyre të votimit. Përparësi iu dha votuesve të moshuar.

Në mesditë pjesëmarrja u shënua 18.38%, 5 përqind më ulët se gjatë zgjedhjeve të fundit lokale në 2014-ën.

Philippe votoi nga Le Havre, ku po qëndron për zgjedhjen si kryetar. Në Paris, ish presidenti Nicolas Sarkozy dhe kryetarja aktuale e qytetit, Anne Hidalgo, ishin ndër të parët që votuan. Ndërsa presidenti Emmanuel Macron votoi gjatë drekës në qytetin e tij të lindjes, në Le Touquet.

Një nga betejat më të kontestuara lokale është në Paris, ku sondazhet e opinioneve tregojnë se socialisti Hidaldo mbetet i preferuar, i ndjekur nga kandidatja kryesore e së djathtës Rachida Dati.

Rreth 47.7 milion njerëz, përfshirë 330,000 qytetarë nga vendet e tjera të BE që jetojnë në Francë, kanë të drejtë të votojnë. Përjashtim bëjnë britanikët, të cilët nuk mund të votojnë që nga largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian (31 janar).

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet të dielën e ardhshme.

Fjala.al

Të fundit

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Policia e Vlorës aksione blic: gjoba të majme dhe konfiskim makinash

Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që...

Sulmet izraelite vrasin 12 persona në Luginën Bekaa të Libanit

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Luginën Bekaa lindore të Libanit. Shtatë sirianë, përfshirë një familje me pesë anëtarë, dhe...

Kanadezët zbulojnë Shqipërinë: Një perlë ballkanike!

Vendi ynë vijon të rrëmbejë vëmendjen e agjencive më të mëdha turistike botërore, që sugjerojnë njëkohësisht se mbetet një nga destinacionet e kësaj vere. Një...

Lajme të tjera

Web TV