Koronavirusi/ Erdhi nga kafshët apo u vodh nga 2 spiunë kinezë në një laborator në Kanada?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesa ende e një përgjigjeje nga shkencëtarët mbi origjinën e koronavirusit i ka lënë vend shumë dyshimeve dhe lajmeve të rreme se ajo është përhapur nga laboratorët kinezë.

Një reportazh i televizionit publik kanadez CBC flet për një nga teoritë konspirative që është përhapur pas një lajmi të transmetuar në këtë media verën e kaluar, se dy shkencëtarë kinezë, këta që shihni në foto ishin dëbuar për arsye jo shumë të qarta nga laboratori kërkimor i sigurisë së lartë për viruset në Uinipeg, në jug të Kanadasë.

Në këtë laborator zhvillohen studime mbi COVID-19. Duke marrë shkas nga ky lajm, njerëz të famshëm me shumë ndjekës në rrjetet sociale, nisën të përhapnin dyshime, se shkencëtarët kineze kishin grabitur mostra të koronavirusit, për t’i çuar në laboratorin e ri të Wuhanit në Kinë.

Në reportazhin e CBC është publikuar së fundi emri i shkencëtares kineze Zhiango Çu, me profesion mjeke virologe e cila prej 1996 kryen specializime në Kanada. Për të shuar dyshimet, hetuesit kanadezë thanë se Çu nuk ka dërguar asnjë mostër të koronavirusit në Kinë. Ata sqaruan se Çu dhe bashkëshorti ishin pjesë e një ekipi studiuesish, të cilët u nxorën jashtë laboratorit verën e kaluar për shkak se kishin anashkaluar disa rregulla.

Çu dhe bashkëshorti i saj kanë udhëtuar 5 herë në vitet 2017-2018 drejt Whanit, ku ndodhet laborator më i ri studimor për viruset e sigurisë së lartë në Kinë, me të cilin ata bashkëpunojnë. Ky fakt mesa duket ka ushqyer dyshuesit nëpër rrjete sociale, të cilat hetuesit kanadezë i hedhin poshtë.

Të gjitha shkëmbimet e njohurive me Kinën në këtë fushë, autoritetet kanadeze i kanë të regjistruara. Ata konfirmuan se Marsin e kaluar kanë dërguar në një laborator të ngjashëm në Pekin, mostra të viruseve si Ebola apo SARS. /Insajderi

Lexo edhe :  Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

 

Të fundit

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë...

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh, për të siguruar që investimet...

Agjendën e gjelbër: Shtytja për zgjerimin e aeroporteve ndërsa udhëtimi me tren ngec

Dëmi klimatik që shkaktohet nga fluturimet e shmangshme është i jashtëzakonshëm, por qeveria sheh më shumë aeroplanë si zgjidhje për problemet ekonomike të saj. Polly...

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti mund të jetë muaji më...

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

Një kujtim i vjetër, një aromë e njohur, një melodi e harruar… ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për të na kthyer vite pas...

Lajme të tjera

Web TV