Koronavirusi/ Tayna shkon deri në New York por i anulohet koncerti

Tayna kishte planifikuar të mbante koncert në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo për shkak të panikut të përhapur për coronavirusin, ky koncert i saj është anuluar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperja në llogarinë e saj në Instagram.

“Të dashur përkrahës, fatkeqësisht na ndaluan performancën sonte në New York shkaku i virusit. Unë rrezikova dhe shëndetin tim të vi që të ju argëtoj sonte, kërkoj shumë shumë ndjesë, por ju premtoj që shumë shpejt do shihemi. Ju dua”, shkroi Tayna në InstaStory.