Mjekët tanë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shkrim i botuar para pak vitesh, por po aq aktual, më duket dhe sot. Për saktësi, nuk bëra asnjë ndërhyrje, por u kujtova për shkrimin, teksa takova sot Dr. Ilir Allkja.

Nga Albert Avdyli/Qendra spitalore “ Nënë Tereza”:  Institucion human mbushur me sakrifica , dhimbje, gëzime dhe përvojë. Dihet nga të gjithë që qendra spitalore më e madhe në vend mban emrin e humanistes Nënë Tereza.

Betimi i Hipokratit, jo si një formulë rutinore, por si një detyrim profesional, mëshirohet në formën më konkrete pikërisht në atë spital. Këtu ndërthuren në mënyrë të harmonishme mësimet e mjekut të lashtë dhe virtytet e shenjtores së kohëve moderne, Tereza. Ndoshta , emrat e dy të mëdhenjve, bëjnë që përgjegjësia dhe humanizmi të feksin aq fort. Ndodh, jo në pak raste, që në ato salla i pashpresi te rikthehet në jetë porsi feniksi.

Ne vitet e gjata të tranzicionit jemi mësuar të dëgjojmë e artikulojmë akuza pa fund për mjekët tanë. I kemi nxirë bluzat e bardha me dhe pa shkak. Kemi shkelur mbi përpjekjet e tyre titanike dhe rastin e shkëputur e kemi përgjithësuar.

Për ata që kanë shpëtuar mijëra jetë, apo kanë kuruar qindra – mijëra pacientë, kurrë se gjetëm kohën për një falënderim publik. Ata heshtin me modestinë dhe përpjekjet titanike të tyre për t’na rikthyer gëzimin , për t’na zbutur vuajtjet.

Shumë kush nga ne , thjesht , bën indiferentin. Në këtë grup e klasifikoj edhe veten. Kur nuk ke nevojë për trajtim mjekësor, spitali perceptohet si një institucion, në mos abstrakt te paktën i ftohtë e trishtues.

Rubrikat televizive rreth temave shëndetësore të duken të largëta për t’ju kushtuar vëmendje të mjaftueshme.

Bisedat e shokëve rreth sëmundjes së tyre apo të të afërmve i dëgjon sa për mirësjellje. Në rrethana të tilla e gjeja veten, kur ende nuk isha ballafaquar me sëmundjen e një njeriu tim tepër të dashur. Sëmundja ecën dhe mjet udhëtimi ka jetën, trupin tonë. Kjo aksiomë shpesh harrohet deri në momentin kur gjendesh përballë rrezikut të vdekjes. E pra, pasditen e një të diele, ora e keqe më vendosi përballë dyerve te ftohta të sallës së kirurgjisë. Ankthi dhe dhimbja shtohej më tepër nga sytë e përlotur të të afërmve që prisnin gjithashtu.

Ekipi i mjekëve doli mbas 6 orëve dhe buzëqeshja e tyre fshihte lodhjen dhe tensionin e përjetuar përballë komplikacioneve të pacienit.

Profesor Nikollaq Kacani, pohoi me krye. Jeta kishte kushtuar, por sfida ishte më e gjatë. Plot 3 muaj në pavionet e atij spitali Një odise e vërtetë rendur midis familjes, punës , interesimit dhe kujdesit për të sëmurin. Në ato dhoma të zymta luftohej çdo ditë, çdo orë, çdo minutë për t’i dhënë leje jetës.

Lexo edhe :  Rama kështu, Sala ashtu, SPAK-u kështu...

Frymën e ngrohtë, shpresën, kujdesin e japin ata mjekë të shkëlqyer. Një grup i solidarizuar jo vetëm me njeri – tjetrin si koleg , por te unifikuar e bërë një me pacientin dhe të afërmit e tyre. Në shenjë mirënjohje ndaj atyre qindra vetëve që kam takuar në ato 90 ditë , nuk ngurroj aspak të shkruaj emrat e Prof. Kaçanit e Arben Gjatës, doktorët e talentuar Arben Beqiri, Ibrahim Bruka, Krenari , Edi, Ton Bollano, Endri, Gjika, Sokoli, Lordi, Renato Osmani, Tani, Besi.

Të njëjtat përshtypje për ekipin e infermiereve dhe kryeinfermieren Albana. Janë dhjetra të tjerë, po aq të palodhur e miqësor, emrat e të cilëve, nuk arrij t’i përmend. Për atë staf, asnjëherë nuk kuptova, nëse kishte të diel apo festa zyrtare. Në konsultat mjekësore, kurrë nuk dëgjova se kishte të sëmurë anonim. Flitej; filani te X dhomë ka shfaqur këtë simptomë ose ka rrezik.

Bluzat e bardha edhe pse sterile shfaqeshin, ngarkuar me aq shpresë. I kam parë ata mjekë, plot dëshpërim, kur dilnin nga salla dhe pohonin rastin fatkeq. Nuk artikuluan kurrë “vdiq”. Si një eufemizëm, përdornin fjalën e butë “e humbëm”.

I kam parë ata doktorë, kur përqafoheshin me të afërmit e të operuarit me sukses. Po, i kam vërejtur, teksa mposhtnin vdekjen. Në ato pavione, një mit zhbëhej çdo ditë, Sizifi i lodhur nuk ekzistonte.

Është momenti të kujtoj sentencën e Bergman: “Jeta është vizatim, ku nuk mund të përdorni gomën”.

E pra, aty, ky mësim ishte mbisundues. Bisturia nuk është gomë, një lapsus dhe gjithçka mbaron. Mbi parimet e barazisë dhe kujdesit sipëror, përjetohet çdo moment, në ato korridore dhe dhoma, paçka se nuk janë të standardeve evropiane.

Ndryshimi gjendet vetëm te pjesa fizike e spitalit tonë. Aftësia, përkushtimi dhe talenti i ekipeve mjekësore është po aq i barabartë.  Gjithsesi, humanizmi dhe gatishmëria mund ta kapërcejë shërbimin e çdo klinike në vendet fqinje. Se këta, janë mjekët tanë, se kurrë nuk kemi pyetur: sa paguhen, si ja dalin ?

Asnjëherë nuk duan të dimë, derisa, në një mesnatë jo ndriçuese, i kërkojmë. . . Të gjithë këta, janë mjekë të shkollës shqiptare, pavarësisht specializimeve në vendet perëndimore. E theksova këtë fakt, si dëshmi, se shtrati i universiteteve tona është potencial. Menaxhimi i tyre do vëmendje. Brenda atyre mureve, syri të zë derë të vjetër, tavan me lagështi, apo shkallë thyer. Si kompensim real, shfaqet talenti i mjekëve duarartë dhe përkujdesi maksimal.

Më shumë se kudo “betimi i Hipokratit”, gjendet mëshiruar te mjekët tanë të varfër e të sulmuar.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV