“Robert Koch” është agjensia kombëtare në Gjermani për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Ky institute ka deklaruar se rreziku i koronavirusit për shëndetin publik është i lartë, sipas një raportimi të ‘CNN’.
‘Ne vërejmë që edhe klinikat e krijuara mirë tani kanë probleme,” tha Presidenti i RKI Lothar Wieler ditën e sotme.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka të mundshme për të ndërprerë çdo zinxhir të mundshëm të infeksionit.”
Wieler tha se numri i rasteve me koronavirus është dukshëm më i lartë sesa është raportuar në institut.
“Ne ende nuk e dimë se cili do të jetë shkalla e vdekjes,” shtoi ai.