Lajmi i shumëpritur, shërohet pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri

Mediat raportojnë se është shëruar plotësisht pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri.

Dosja.al raporton se edhe testi i dytë rezulton negativ. Testi i dytë që i është bërë kontaktit të ngushtë të pacientit ‘zero’ në Shqipëri, ka rezultuar negativ, duke sjellë kështu shërimin e tij të plotë.

Lajmin për pacientin e parë që po shkonte drejt shërimit, e bëri me dije vetë ministrja Manastirliu, e cila në një reagim në Facebook, tha se pacientit të parë i ishte bërë tamponi dhe ka rezultuar negativ.

Ky jam jep shpresë se dhe pascientët e tjerë të infektuar me koronavirus në vendin tonë do kalojnë shpejt këtë virus.