Është rritur në 76 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 6 personat e tjerë të infektuar janë në Tiranë dhe Fier.
5 pacientë të rinj janë nga Tirana dhe 1 është nga Fieri, i izoluar më parë.
Dy persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa dy të tjerë janë shëruar.