Nga Pierluigi Battista/
Kushtuar atyre që janë në vijën e parë për të luftuar virusin, për ata që vuajnë dhe janë vetëm, për ata që kanë “patologji të mëparshme” dhe po dridhen. Por jo vetëm. Kushtuar atyre që humbasin më shumë, që janë të dobët, dhe nuk kanë një zë të fuqishëm! Të përkushtuar për ata që janë të moshuar dhe të vetëm, të veçuar, të ndarë! Për ata që janë të rinj dhe vetëm. Për ata që janë vetëm. Kushtuar atyre që jetojnë në një koshere prej pesëdhjetë metrash katrorë, në periferi, në katër mure pa një ballkon.
Dedikuar drejtuesve pa maska të metrosë dhe të autobusëve që shikojnë me gjithë terror se kush futet brenda. Dedikuar farmacistëve, parafarmacistëve, gjithë stafit që kanë gjithnjë e më pak maska. Dedikuar punonjësve të supermarketeve që mbajnë të njëjtat maska për javë të tëra. Detikuar atyre që zbresin në rrugë për mbeturina. Dedikuar grave me burra të dhunshëm të mbyllur në shtëpi. Kushtuar atyre që do të qëndrojnë në shtëpi sepse do të jenë të papunë….
Dedikuar policëve që kanë udhëtuar me makinë duke mbajtur të njëjtat maska për disa javë. Kushtuar ushtarëve që duhet të ndjekin ata që vrapojnë nëpër parqe. I përkushtohet 50-vjeçarit mbipeshë që është fyer nga dritarja sepse vrapon i vetmuar në izolim. Kushtuar tregtarëve që po studiojnë kartat për të mbyllur biznesin e tyre përgjithmonë. Iu dedikohet motoçiklistëve që sjellin ushqime në shtëpitë e të izoluarve, që për të mos u afruar, nuk u japin atyre as një euro dhuratë.
Dedikuar shoferëve të kamionëve që transportojnë ushqim në supermarkete dhe materiale të dobishme, por i gjejnë të mbyllur restorantet e autostradës. Kushtuar dhjetë përqind të italianëve që nuk kanë Internet. Kushtuar të pastrehëve që dëshirojnë të ndajnë fatin tonë për shtëpi, për ndonjë shtëpi! Detikuar për operatorët, teknikët, mbajtësit e mikrofonëve, punonjësit e sigurisë, që nuk mund të qëndrojnë në shtëpi sepse ata duhet të garantojnë transmetimin e bisedave gjithmonë me të njëjtën numër të ftuarish. U dedikohet gazetarëve të tjerë që duhet të ndjekin konferencat për shtyp të atyre që thonë pak ose asgjë. Kushtuar dadove që askush nuk i thërret më. Kushtuar fermerëve pa të cilët ne nuk mund të gjenim asgjë në raftet tona. U kushtohet të burgosurve dhe rojeve të burgut që luten që virusi të mos infiltrohet brenda atyre muresh.
Detikuar atyre që nuk mund të vajtojnë të vdekurit. Kushtuar atyre që, mbi një moshë të caktuar, ndiejnë “patologjitë e mëparshme”, dhe dridhen. Dedikuar mjekëve, infermierëve, atyre që drejtojnë ambulancat, sirenat e të cilëve shpojnë heshtjen e qyteteve të shkreta dhe trembin…
Burimi Corriere della Sera/përshtati Nikoleta Kovaçi