Studentët kinezë të bllokuar në SHBA prej pandemisë së Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të përkeqësohet, studentët kinezë në Shtetet e Bashkaura po përballen me një dilemë, me mbylljen e gjithnjë e më shumë shkollave, ata e gjejnë veten në një situatë ku nuk kanë ku të shkojnë.

Nëse kthehen në Kinë, ata nuk do të lejohen të rikthehen në Shtetet e Bashkuara për shkak të masës së ndalimit të udhëtimeve nga Kina që u vendos për të parandaluar përhapjen e virusit Covid 19.

Që kur koronavirusi filloi të përhapej në Shtete e Bashkuara, pyetjet nga prindërit kinezë kanë përmbytur zyrën e Chen Hangut, ata janë të shqetësuar për fëmijët e tyre që studiojnë në Amerikë.

“Ata janë më të shqetësuar për mënyrën sesi shkollat po parandalojnë përhapjen e epidemisë. Nëse epidemia përhapet, a do të mbyllen shkollat? Nëse mbyllen shkollat, a do të ndikojë kjo në statusin e tyre të studentëve ndërkombëtarë dhe në studimet e tyre? Po ashtu, nëse epidemia përhapet dhe studentët duhet të kthehen në shtëpi, si do të relizohet ky proces? “

Për shumicën e studentëve kinezë, ky pushim pranveror nuk është i këndshëm. Ata ndeshen me shumë pasiguri mbi të ardhmen e tyre. Çfarë duhet të bëjnë tani, të kthehen në vendin e tyre dhe të përballen me mundësinë e moskthimit në Amerik? Dhe nëse qëndrojnë këtu çfarë do të ndodh kur të mbyllen shkollat?

Për nxënësit e shkollave të mesme, shumica e të cilëve jetojnë në konvikte ose me familje vendase, situata është edhe më e vështirë.

“Nëse kthehem në Kinë gjatë pushimit pranveror, nuk do të mund të rikthehem këtu për shkak të kufizimeve mbi udhëtimet nga Kina. Pra, studimi në shkollë është një nga shqetësimet e mia”, thotë Adam Dong, nxënës i Shkollës së Mesme Kiski.

Lexo edhe :  Zelensky në Tiranë:Putin nuk po përpiqet për paqen, dërgoi delegacion të nivelit të ulët

Shkolla e tij vendosi që të mbajë të hapur kampusin dhe konviktet si dhe të ofrojë ushqime dhe personel për t’u kujdesur për studentët. Adam do të qëndrojë me një mik në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Charles vendosi të qëndrojë në shkollë.

“Kemi ushqime, kemi mësues në kampus. Pra, është mjedis i sigurt deri më tani. Nëse kthehem në vendin tim, do të më duhet të vetë-izolohem për 14 ditë së bashku me prindërit e mi. Kjo është një telashe e madhe”, thotë Charles Xu, nxënës i Shkollës së Mesme Kiski.

Shkolla e Mesme Kiski ka avantazh sepse ka një numër të vogël nxënësish, vetëm rreth 190. Shkollat e mesme në të gjithë vendin po ndërmarrin hapa për të zbatuar distancimin social.

“Ne i kemi dërguar mesazhe me postë elektronike dhe udhëzime higjienike në forma të tjera nxënësve për t’ia kujtuar larjen e duarve, përdorimin e xhelit dezinfektues, mënyrën si duhet kollitur në praninë e të tjerëve dhe gjëra të tjera të kësaj natyre”, thotë Chris Brueningsen, Drejtor i Shkollës së Mesme Kiski.

Shkolla e Mesme Kiski do të testojë të gjithë ata që kthehen në shkollë pas pushimit pranveror. Shkolla gjithashtu është e përgatitur të ofrojë ndjekjen e studimeve përmes internetit për ata që kanë nevojë.

“Është vendosur që nuk do të ketë ndonjë ndëshkim akademik për nxënësit. Nëse një familje vendos t’i mbajë fëmijët në shtëpi, ne do t’i mbështesim plotësisht ata”, thotë Chris Brueningsen, Drejtor i Shkollës së Mesme Kiski.

Por duke marrë parasyshe faktin që gjendja pritet të përkeqësohet në Shtetet e Bashkuara, e ardhmja e këtyre nxënësve është ende e pasigurt. /voa

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV